Ezgjan Alioski ka folur menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Shqipërisë, në të cilën Maqedonia barazoi me rezultatin 1:1. Sipas tij përfaqësuesja maqedonase meritoi fitoren, pasi kishte më shumë raste shënimi.
“Kishim shumë raste, edhe unë kisha disa goditje, mirëpo Berisha i priti, mendoj se fitorja na ka takuar neve, mirëpo në fund dolëm me barazim” – tha Ezgjan Alioski, në prononcimin e tij për “Supersport”.
I pyetur për golin e parë të shënuar ndaj Shqipërisë në ndeshjen në Shkodër, Alioski, me përgjigje: “Ishte një ndeshje derbi, ai ishte goli im i parë. Normal që ka emocione në ndeshjet me Shqipërinë, pasi aty kam shumë miq, si Sadikun, Veselin, Xhimshitin”.
Alioski tha se Shqipëria e sotme, nuk është ajo e mëparshmja, sidomos nga ajo e kampionatit Evropian. Sipas tij kjo Shqipëri ngec nga ajo e vitit 2016-të.
“Shqipëria ka luajtur më mirë, nuk e prisja një Shqipëri si kjo sonte. E prisja një Shqipëri më të fortë, si ajo në Francë. Atyre ju nevojitet një qetësi në lojën e tyre, mirëpo e di që do të jenë edhe më të fortë” – përfundoi Alioski.