Futbollisti më i mirë i Maqedonisë për vitin 2012, Agim Ibraimi pas një agonie prej një viti e gjysmë te Astana dhe lëndimet që e ndiqnin atë, do të mundohet të rikthehet fuqishëm në futbollin evropian.
Futbollisti tetovarë rikthehet në Sloveni, aty ku kishte kaluar momentet e tij më të mira të karrierës, duke veshur fanellën e Mariborit.
Mirëpo nuk do të jetë kjo skuadër, sfida e rradhës e Ibraimit, por do të jetë Domzhale, aty ku luan edhe një futbollist tjetër tetovarë, Zeni Husmani.
29-vjeçari Ibraimi me Domzhalen ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa pasi iu bashkua skuadrës, ai mëngjesin e sotëm është stërvitur me bashkëlojtarët e tij të rinj.
Ibraimi gjatë karrierës së tij përveç me Mariborin, në Slloveni ka luajtur edhe me Olimpia Ljublanën dhe Nafta, pastaj me Astanan në Kazakistan, Red Bull Salzburgun në Austri, Kaljarin në Itali dhe Eskishehirsporin në Turqi.