Atë që “infOSport.mk” e paralajmëronte ditë me rradhë, sot u bë edhe realitet. Izair Emini edhe zyrtarisht ka veshur fanellën e Shkëndijës, te e cila skuadër vjen nga rradhët e skuadrës kampione të Shqipërisë, Kukësit.
Ai me Shkëndijën stërvitej që nga fundi i muajit korrik, pasi kishte përfunduar kontratën me Kukësin. Ai kështu rikthehet në vendlindje dhe te skuadra e tij e zemrës, ku edhe kishte filluar karrierën.
“Sa u përket objektivave tonë, ato dihen, fitimi i Kupës dhe i kampionatit. Mendoj se janë pjekur kushtet që kampionati dhe Kupa të vijnë në Tetovë” – tha Emini në prezantimin e tij te Shkëndija.
Rikujtojmë Emini në vitin 2011-të me Shkëndijën ishte shpallur kampion, ndërsa pasi fitoi gjyqin me Kukësin ai edhe zyrtarisht u vesh “kuq e zi”.
Izair Emini zyrtarisht 'kuq e zi' 🔴⚫️
Публикувахте от KF Shkëndija в 4 септември 2017 г.