Të martën në Strumicë, Maqedonia do të ketë një përballje shumë të vështirë ndaj Shqipërisë, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Ndeshja e 05 shtatorit do të jetë ndeshja e 10-të mes këtyre dy kombëtareve dhe vetëm e dytë zyrtare, pasi 8 ndeshje mes tyre këto dy kombëtare i kanë zhvilluar me karakter miqësorë, shkruan “infOSport.mk”.
Deri më tani Maqedonia është treguar më e suksesshme, duke arritur 4 fitore, kundrejt dy fitoreve të Kombëtares shqiptare, ndërsa tre ndeshje mes këtyre dy kombëtareve janë mbyllur me barazime.
Vlen të theksohet se Maqedonia të gjitha fitoret i ka arritur në përballjet miqësore, teksa Shqipëria njërën prej fitoreve e ka arritur në ndeshjen e vitit të kaluar në Shkodër, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”.
Ndeshja e së martës është vetëm ndeshja e dytë zyrtare mes këtyre dy kombëtareve, tek të cilat mbizotëron një atmosferë pozitive pas atyre fitoreve në ndeshjet paraprake të grupit “G”.
Shqipëria mundi Lihtenshtejnin në Elbasan Arena me rezultatin 2:0, teksa Maqedonia në Haifa shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Izraelit.
Mbetet të shohim se cili do të jetë epilogu i ndeshjes së nesërme në stadiumin “Mladost” që starton në ora 20:45.
Ndeshjet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë: |
14.05.1994 (miqësore), Maqedoni 5-1 Shqipëri |
10.02.1999 (miqësore), Shqipëri 2-0 Maqedoni |
26.04.2000 (miqësore), Maqedoni 1-0 Shqipëri |
05.01.2002 (miqësore), Shqipëri 0-0 Maqedoni |
20.08.2003 (miqësore), Maqedoni 3-1 Shqipëri |
07.02.2007 (miqësore), Shqipëri 0-1 Maqedoni |
17.11.2010 (miqësore), Shqipëri 0-0 Maqedoni |
15.11.2011 (miqësore), Shqipëri 0-0 Maqedoni |
05.09.2016, (eliminatoret, KB Rusi 2018)Shqipëri 2-1 Maqedoni |