Duke folur gjatë konferencës për shtyp të së dielës, futbollisti kuqezi e ka cilësuar Maqedoninë si një kundërshtar më të vështirë sesa Izraeli.
Përtej ngarkesës emocionale, Llullaku mendon se Shqipëria duhet të luajë për fitoren dhe për tifozët shquptarë ndaj Maqedonisë.
“E vërtetë, e dimë që na pret një ndeshje me shumë probleme. Do duhet të bëjmë maksimumin, jo vetëm për ne, por për gjithë shqiptarët. Në ndeshjen me Izraelin këtu mbetëm me 10 lojtarë dhe pësuam gol me penallti që në fillim, sepse mendoj që kishim mundësi për shumë më tepër. Edhe me 10 lojtarë luajtëm mirë. Do ta kemi shumë të vështirë edhe ndaj Maqedonisë, që besoj se është ekip edhe më i mirë se Izraeli” – u shpreh Llullaku.