Kryeministri Zaev do të jetë prezent në ndeshjen, Maqedoni-Shqipëri

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është një dashamirë i madh i sportit dhe futbollit në veçanti. Ai do të jetë nesër në stadiumin “Mladost” të Strumicës, vendlindjes së tij, për të ndjekur ndeshjen mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Prezencën e tij në ndeshjen e nesërme e ka konfirmuar edhe Muhamed Zekiri, deputeti nga rradhët e LSDM-së, një njohës i mirë i futbollit dhe dashamirë i madh i këtij sporti.

Zaev ishte prezent edhe në ndeshjen në Haifa në të cilën ndeshje Maqedonia kishte shënuar fitore me rezultatin 1:0.

Leave a Reply