Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Strumicë, ku është akomoduar në hotelin “Sirius”.
Në qytetin lindor të vendit tonë nuk ka ndonjë atmosferë të veçantë dhe ka shumë pak lëvizje. Mirëpo me siguri gjithçka do të ndryshojë nesër, sepse priten shumë tifozë sidomos nga Shkupi, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe 450 tifozë shqiptarë.
Masat e sigurisë për kombëtaren kuqezi janë të jashtëzakonshme, me polici të shtetit dhe polici private, ndërkohë që edhe filmimi me kamera e me telefona është i vështirë, pasi herë pas here rojet e sigurisë kërkojnë ndalimin e filmimeve.
Në ora 18:30 Kombëtarja shqiptare do të dalë në konferencë për shtyp me gazetarët, teksa gjysmë ore më vonë futbollistët do të zbresin në fushën e stadiumit “Mladost” për të zhvilluar stërvitjen zyrtare para takimit të nesërm që starton në ora 20:45.