Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur sot pasdite në Shkup, aty ku u akomodua në prag të ndeshjes kundër Maqedonisë, që do të luhet më 5 shtator në Strumicë.
Në kanalin zyrtar të FSHF-së në “Youtube” janë publikuar edhe pamjet e rrugëtimit të ekipit “kuqezi” drejt kryeqendrës sonë.
Gjatë videos duket edhe momenti i shoqërimit të autobusit të Kombëtares nga makinat e policisë maqedonase deri në mbërritjen te hoteli ku po qëndron aktualisht ekipi kuqezi.
Shoqërimi nga ana e policisë maqedonase është bërë në bazë të masave të sigurisë për ekipin tonë kombëtar dhe për të siguruar transport të qetë të lojtarëve dhe stafit teknik të skuadrës.