Pritje madhështore për Kujtim Shalën në Zagreb nga “BBB” (VIDEO)

Tifozët kroat, ndryshe të njohur si “Bad Blue Boys”, i kanë bërë një pritje madhështore ish futbollistit të tyre, Kujtim Shala, i cili mbrëmë ishte prezent në ndeshjen eliminatore midis Kroacisë dhe  Kosovës të zhvilluar në  stadiumin “Maksimir” në Zagreb.

Edhe pse mesfushori kosovar ka luajtur vetëm dy vite te gjigantët kroat, sërish për të ka pasur një pritje madhështore. 53-vjeçari ka zhvilluar gjithsej 45 ndeshje me Dinamon e Zagrebit duke shënuar 16 gola, ndërkohë që fansat mbrëmë kanë vendosur një baner të madh për të.

Kroatët kënduan në kor emrin e legjendës së futbollit kosovar Kujtim Shala për disa minuta, ndërsa ai u afrua duke bërë dhe foto me ta.

“BBB me Shalën”, shkruhej në posterin dedikuar atij në zonën e fansave të zjarrtë. Ka qenë vetë ish-futbollisti që ka publikuar një video emocionuese ku dëgjohen tifozët vendas duke thirrur emrin e tij.

“Pa koment”, ka qenë shkrimi i Shalës në profilin e tij në “Facebook”.

Pa Koment

Публикувахте от Kujtim Shala в 2 септември 2017 г.

 

Leave a Reply