Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Maqedoninë në ndeshjen e së shtunës ndaj Izraelit në Haifa. Ishte ky goli i tij i 30-të me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë dhe i pari pas plotë 9 viteve në një ndeshje eliminatore nën ëmbrellën e UEFA-s dhe FIFA-s.
Për herë të fundit Pandev kishte shënuar në ndeshjen e vitit 2008 kundër Holandës në Shkup, kur Maqedonia kishte pësuar me rezulatin 2:1.
Ndërkohë sa i përket golit të tij të fundit në një ndeshje eliminatore në transfertë, një gjë e tillë kishte ndodhur në vitin 2006 në ndeshjen kundër Andorës në La Vela.