Elif Elmas është njëri prej futbollistëve më talentuar që posedon Maqedonia. Futbollisti i Fenerbahçes që aktualisht është në moshë 18 vjeçare, me lojën e tij të mirë, arrinë të marrë ftesë nga të gjitha kategoritë e përfaqësueses së Maqedonisë, ndërsa mbrëmë ishte edhe pjesë e ekipit ‘A’ ku luajti ndaj Izraelit.
Elmas u aktivizua në pjesën e dytë, ndërsa ishte asistues në golin e fitores dhe të vetmit të ndeshjes që e realizoi Pandevi.
“Jam shumë i lumtur për fitoren, ky është motiv shumë i madh për mua në të ardhmen. Asistova për Pandevin, kjo do të qëndrojë gjithmonë në mendjen time, por besoj që në të ardhmen do të vijnë sukseset tona. Nuk do të ndalemi këtu, për shkak se Maqedonia ka kualitet për më shumë”, ka thënë Elmas.