Bastoret, Shqipëria favorite ndaj Maqedonisë

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Lihtenshtejnit, kombëtarja shqiptare ka filluar të mendojë për ndeshjen me Maqedoninë, ndeshje kjo që në program është me datë 05 shtator në stadiumin “Mladost” në Strumicë.

Bazuar në rezultatet mes tyre, në veçanti ato të zhvilluara në Maqedoni, përfaqësuesja “verdhekuq” shihej si favorite nga bastoret, mirëpo gjërat kanë ndryshuar nga mbrëmë, kur Shqipëria shënoi fitore ndaj Lihtenshtejnit, ndërsa falë disfatës së Italisë ndaj Spanjës, te “kuqezinjtë” rilindi një fije shpresë për atë pozitë të dytë.

Pikërisht një fakt i tillë ka bërë që bastoret të konsiderojnë Shqipërinë si favorite ndaj Maqedonisë, edhe përkundër faktit se kjo ndeshje do të zhvillohe të në një fushë shumë të vështirë, si ajo në Strumicë, qytet ky i banuar në tërësi me popullatë maqedonase.

Leave a Reply