Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski është shprehur i kënaqur pas trumfit në transfertën ndaj Izraelit, në të cilën ndeshje “verdhekuqtë” shënuan fitore minimale (0:1), falë golit të shënuar nga ana e kapitenit, Goran Pandev.
Ai tha se beson te kjo gjeneratë e futbollistëve dhe se tek tani fillon epoka e kësaj gjeneratë, që do luaj një rol të rëndësishëm, kur është në pyetje përfaqësuesja A e Maqedonisë.
“Nuk duhet të fluturojmë, ky është vetëm fillimi i kësaj gjenerate. Dominuam, krijuam më shumë raste se kundërshtari dhe në fund merituam fitoren. Vazhdimisht e ndryshonim repartin mbrojtës, luajtëm me tre, më pas edhe me katër mbrojtës, me qëllim për ta habitur kundërshtarin. Kjo është një gjeneratë e re, nuk mund të mos ketë gabime, mirëpo besoj në këtë gjeneratë. Sot kapiteni Pandev udhëhoqi ekipin dhe dëshmoi se është një lider i padiskutueshëm i përfaqësueses sonë. 10 vite me rradhë nuk kemi fituar një kombëtare që është në mesin e 50-të kombëtareve më të mira të renditura në FIFA, dhe mu për këtë duhet të jemi të lumtur” – tha Igor Angellovski në konferencën për shtyp të organizuar pas ndeshjes.
Maqedonia ndeshjen e rradhës në kuadër të grupit “G” do ta zhvillojë me 05 shtator në Strumicë kundër kombëtares së Shqipërisë që të shtunën në “Elbasan Arena” mundi Lihtenshtejnin me rezultatin 2:0.