Spanja fiton derbin me Italinë, Isko jep leksion futbolli! (VIDEO)

Përfaqësuesja e Spanjës ka fituar derbin ndaj Italisë me rezultat 3:0, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Takimi i zhvilluar në “Santiago Bernabe” prodhoi spektakël në fushë, me kryesorin e kësaj përballje që ishte mesfushori i Realit, Isko.

Dy golat e parë ishin kryevepra të Iskos, që shënoi fillimisht në minutën e 14-të, ndërsa golin e dytë e realizoi në të 40-tën. Golin e tretë dhe të fundit të sfidës e shënoi Morata në minutën e 77-të, duke vulosur kështu rezultatin 3:0 dhe 19 pikë të tubuara për Spanjën, që tashmë ngjitet në vendin e parë të grupit ‘G’.

Në ndeshjen e radhës Spanja do të luaj si mysafir ndaj Lihteshtejnit, ndërsa Italia përballet me Izraelin. /InfOSport.mk

Leave a Reply