Deklaratë bombë nga ana e Mërgim Mavrajt në prag të ndeshjes së Kombëtares së Shqipërisë me Maqedoninë. Mbrojtësi i Hamburgut në një prononcim të tij për Supersport tha se ndeshja kundër Maqedonisë është e një rëndësie të veçantë, ku fitoren do ua dedikonte gjithë vëllezërve shqiptarë që jetojnë në Maqedoni.
“Është një ndeshje e vështirë, ku me një fitore do të nderonim vëllezërit tanë shqiptarë që jetojnë në Maqedoni. Pikërisht kjo ka një rëndësi të veçantë, edhe pse nuk do të zhvillohet në Shkup, kjo ndeshje do të na motivon edhe më shumë për të shënuar fitore” – tha Mavraj, i cili në ndeshjen e 05 shtatorit në Strumicë pritet që të jetë një ndër shtyllat kryesore në mbrojtjen e Kombëtares shqiptare, që sonte morri fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit, Kristian Panuçi.