Maqedonia, fitore e madhe ndaj Izraelit në transfertë

Maqedonia ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e javës së 7-të në grupin “G”, duke mundur Izraelin në transfertë me rezultatin minimal 1:0.

Të besuarit e trajnerit  Igor Angellovski treguan një super ndeshje sonte në Haifa, duke nxitur shumë shpresa se më në fund po vjen ajo gjeneratë e artë me emra si Bardhi, Musliu, Alioski, Nikolov, Elmas.

Që të gjithë këta emra të rinj dhe shumë premtues ishin pjesë e fitores së sontme, që u vendos me një gol të shënuar nga ana e kapitenit Goran Pandev (74’), prezenca e të cilit në fushën e blertë ka një domethënie shumë të madhe për përfaqësuesen e Maqedonisë.

Për Maqedoninë është kjo vetëm fitorja e dytë në kuadër të grupit “G”, dhe sërish e arritur në ndeshjet në transfertë, duke arritur kështu në kuotën e 6 pikëve. Ndeshjen e rradhës Maqedonia do ta zhvillojë kundër Shqipërisë me datë 05 shtator në Strumicë.

GOLI I GORAN PANDEV NDAJ IZRAELIT *********************IZRAEL – MAQEDONI 0:1 (G. Pandev 74')

Публикувахте от infosport.mk в 2 септември 2017 г.

Leave a Reply