Mesfushori i talentuar 19-vjeçar nga Kumanova , Alban Sulejmani, karrierën e tij do ta vazhdojë në Shqipëri te skuadra e Partizanit.
Sulejmani i cili ishte pjesë e Legias së Varshavës, me Partizanin ka firmosur një kontratë 4 vjeçare, ndërsa më i merituari për këtë transferim të futbollistit kumanovarë ishte Safet Aliu, personi i cili e kishte dërguar atë edhe te Legia e Varshavës.
Sulejmani luan në rolin e një mesfushor të avancuar, ndërsa njëkohësisht është edhe kontigjent i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë. Prezantimi i Alban Sulejmanit do të bëhet në fillim të javës së ardhshme.
Rikujtojmë Alban Sulejmani te skuadra polake e Legia Varshavës u transferua në korrikun e vitit 2016-të nga rradhët e Renovës, teksa në Maqedoni kishte luajtur edhe me Makedonija Gj.P.