Një vizitore shumë e veçantë ishte prezente gjatë një seance stërvitore të Kombëtares së Izraelit, në prag të ndeshjes me Maqedoninë.
Gjyshja e Tomer Hemed erdhi në stërvitje për t’i uruar e sjellë fat kombëtares së Izraelit në ndeshjen e nesërme në “Sammy Ofer” të Haifas kundër përfaqësueses së Igor Angellovskit.
Kujtojmë, Izraeli në ndeshjen e parë të grupit “G” të zhvilluar ndaj Maqedonisë në Shkup me 06 tetor të vitit të kaluar kishte shënuar fitore me rezultatin 2:1.