FIFA “shuplakë” Kukësit! Emini një futbollist i ri i Shkëndijës!

Izair Emini mund të llogaritet si një futbollist i ri i Shkëndijës, pasi ky i fundit ka fituar çështjen gjyqësore ndaj Kukësit në FIFA, njofton “infOSport.mk”.

Kjo e fundit kishte vendosur në favor të Eminit, i cili ishte ankuar në institucionin më të lartë të futbollit botëror për të kërkuar të drejtën e tij lidhur me një kontratë inekzistente më skuadrën nga Superliga Shqiptare.

Pretendimet e skuadrës kampione të Shqipërisë se futbollisti tetovarë ishte nën kontratë me ta, qoftë prej klauzolave, apo se kish firmosur një tjetër kontratë, janë hedhur poshtë nga vetë FIFA, dhe tashmë Emini është një futbollist i lirë dhe mund të firmosë me cilën do skuadër, që me shumë gjasa do të jetë Shkëndija e Tetovës, skuadra e tij e zemrës, aty ku edhe Emini ishte zhvilluar si futbollist.

Izo menjëherë pas përfundimit të garave evropiane me Kukësin u rikthye në Tetovë, ndërsa për të mbajtur formën e tij ai vazhdimisht stërvitej me Shkëndijën, me të cilën skuadër ditëve në vijim pritet që të firmos edhe zyrtarisht kontratë profesionale.

Leave a Reply