Emini vjen me një mesazh “lamtumirës” drejtuar ish ekipit të tij

Izair Emini prej sot edhe zyrtarisht është një futbollist i lirë, pasi e fitoi “gjyqin” në FIFA që kishte të bënte me problemet e kontratës së tij me ekipin e Kukësit.

Ai pak më parë në profilin e tij në “facebook” kishte bërë një postim, ku në fakt bie në sy emri i njeriut që i ka dedikuar një falënderim special. Bëhet fjalë për Klodian Duron, i cili ka qenë iniciatori kryesor për transferimin e futbollistit tetovarë te  skuadra kampione e Shqipërisë. Edhe pse ai pati probleme rreth kontratës, duke pretenduar se e njëjta ishte falsifikuar nga ana e presidentit Gjici, nuk kishtem munguar edhe një urim dedikuar numrit një të Kukësit, ndërsa gjithashtu në përshëndetjen e tij lamtumirëse, Emini nuk kishte harruar ti përshëndes edhe ata që e kishin përkrahur më së shumti gjatë periudhës së kaluar në Kukës, tifozët kuksian e në veçanti, A&V dhe Mergatën.


EMINI FITOI “GJYQIN” ME KUKËSIN NË FIFA


 

Më poshtë në mënyrë integrale ju sjellim postimin e Izair Eminit:

“Pas gjithe asaj qe kam kaluar dhe kam perjetuar me fk.Kukesin nuk mund te rija pa nje mesazh falemderimi per te gjithe tifozat Kuksian sidomos A&V dhe Mergatën qe me kan mbeshtetur dhe respektuar pafund sepse bashke shkruajtem historine e klubit dhe u them qe gjithmone do te jeni ne zemren time..gjithashtu pamvarsisht gjithe asaj qe kaluam un dua ta falemnderoj edhe p.Gjici dhe te gjithe me ata qe kam punuar per nje vit e gjysem stafin,shoket e skuadres,sidomos iniciatorin kryesor qe un kam qene pjese e Kukesit prof.Klodian Duro…Dhe per fund Klubit i deshiroj shume suksese…Me respekt Izair Emini..”

Leave a Reply