Futbollisti strugan Pajtim Kasami karrierën e tij do ta vazhdojë në Zvicër, te skuadra e Sionit. Kasami te kjo skuadër do të ju bashkohet dyshes shqiptare, Burim Kukeli – Emir Lenjani, të cilët në fillim të kësaj merkatoje përforcuan rradhët e kësaj skuadre, që udhëhiqet nga ish ndihmësi i Xhani De Biasit te Kombëtarja shqiptare, Paolo Tramexani.
Strugani Kasami së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Olimpijakosit, ndërsa me Sionin ka firmosur kontratë deri në vitin 2020.
Ai nuk bënte pjesë në planet e trajnerit shqiptarë Besnik Hasi te Olimpiakosi, me ç’rast vendosi të rikthehet në Zvicër, aty nga ku ishte larguar në vitin 2013-të.