Erkan Seferi dhe Rexhep Sulejmani në sezonin e ri 2017/2018 nuk do të jenë pjesë e Futsal Shkupit. Që të dy kanë vendosur që karrierën ta vazhdojnë në elitën e futsalit në Kosovë, duke përforcuar rradhët e skuadrës së Junikut.
Goleadori i Futsal Shkupit, Eerkan Seferi sot edhe zyrtarisht ka firmosur kontratë një vjeçare me skuadrën nga Superliga e Kosovës, e cila në sezonin e ri futet me ambicie të larta, duke synuar edhe titullin e kampionit.
Pikërisht kjo ka bërë që drejtuesit e kësaj skuadre të nënshkruajnë me lojtarë cilësorë, siç janë edhe dyshja e Futsal Shkupit, Erkan Seferi dhe Rexhep Sulejmani, i cili gjithashtu ka firmosur kontratë një vjeçare.
Rikujtojmë Seferi dhe Sulejmani ishin pjesë e asaj gjenerate të artë të Futsal Shkupit që sezonin e kaluar sollën titullin e kampionit në Çair, i pari në historikun e skuadrës së Shkupit.