Trajneri i mirënjohur nga Tetova, Xhengis Rexhepi edhe zyrtarisht është emëruar ndihmës trajner i Igor Angellovskit në përfaqësuesen A të Maqedonisë. Strategu tetovarë në këtë post zëvendësonë Visar Ganiun, i cili tashmë në Qeverinë e re mban postin e zëvedëskryeministrit të Arsimit, ndërsa gjithashtu është edhe kandidat për kryetar në Komunën e Çairit nga rradhët e BDI-së.
“Falemenderojë kryetarin Ilço Gjorgjiovski dhe nënkryetarin Muhamet Sejdini, njëkohësisht edhe këshillin drejtues pranë FFM-së per respektin dhe detyrën e dhënë. Duke vlerësuar punën time gjatë periudhës së kaluar si kryeshef në ekipet që kam drejtuar me sukses kam arritur deri te ky emërim. Falemenderues jam edhe ndaj seleksunuesit, Igor Angellovski për besimin që e kishte ndaj meje. Do mundohem të jem një bashkëpunëtorë i sinqertë dhe i realt në punën profesionale” – tha Xhengis Rexhepi në prononcimin e tij enkas për “infOSport.mk”.
Rexhepi në karrierën e tij si trajner ka udhëhequr skuadra kryesisht nga Liga e Dytë e Maqedonisë, mirëpo që në të gjitha ka qenë shumë i suksesshëm, duke bërë që ato skadra të luajnë një rol të rëndësishëm gjatë udhëheqjes së tij.
Ai si kryetrajner ka punuar te skuadrat si Rufeja, Vrapçishti, Drita e Bogovinës, Kozhuvi dhe së fundmi te skuadra kërçovare e Vëllazërimit.