Pasi sot u prezantua edhe zyrtarisht nga ana e drejtuesve të Shkëndijës, Xhelil Asani, pati rastin që menjëherë të paraqitet në një ndeshje zyrtare me fanellën e skuadrës tetovare, shkruan “infOSport.mk”.
Asani debutoi në ndeshjen e 1/16 së finales të Kupës së Maqedonisë kundër Gostivarit, në të cilën ndeshje Shkëndija pa shumë probleme realizoi fitore me rezultatin 2:0.
Autorë të golave për “kuqezinjtë” ishin Besart Abdurrahimit (34’) dhe Arbin Zejnullahu (41’), teksa Xhelil Asani në minutën e 22-të, ende kur rezultati ishte ai i fillimit, (0:0) pati një rast ideal për të shënuar që në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Shkëndijës.
Megjithatë goditjen e tij me të majtën nga brendia e zonës e ndali portieri kundërshtarë, duke i mohuar gëzimin futbollistit kërçovarë, i cili me Shkëndijën firmosi kontratë dy vjeçare.
Asani në këtë ndeshje luajti deri në minutën e 53-të, kur u zëvendësua nga i riu, Ylber Beqiri.