Odise Roshi shumë lehtë mund të ndodhë që këtë verë të ndryshojë mjedis dhe nga kampionati rus të transferohet në atë zviceran. Një gjë të tillë pohon “Le Matin”, sipas së cilës skuadra e Sionit kërkon të afrojë në skuadër mesfushorin shqiptarë, që aktualisht luan me skuadrën e Akhmat Grozni.
Te Sioni mesfushori fierak përveç trajnerit Tramexani, që më parë luante rolin e ndihmës trajnerit të Xhani De Biasit te Kombëtarja shqiptare, do të gjente edhe dy futbollistët e kombëtares “kuq e zi”, Burim Kukelin dhe Emir Lenjanin, të cilët gjithashtu gjatë kësaj merkatoje arritën te kjo skuadër.
Mbetet për t’u parë nëse Roshi do i bahskohej kolonisë shqiptare te Sioni, duke pasur parasysh se së fundmi ai nuk ka pasur shumë hapësira te Akhmat Grozni, ashtu që një transferim në kampionatin elitarë zviceran do i shkonte për shtati mesfushorit të Kombëtares, i cili është grumbulluar nga ana e Panuçit për ndeshjet e shtatorit që Shqipëria do ti zhvillojë kundër Lihtenshtejnit (02 shtator) dhe Maqedonisë (05 shtator), në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”.