Sipas traditës periudha etransferimeve të futbollistëve të rinj në kampionatet më të fuqishme evropiane mbyllej të njëjtën ditë, ku dallonin vetëm orët. Megjithatë merkatoja e kësaj vere ka pësuar ndryshime. Klubet nga La Liga do të mund të transferojnë futbollistë të rinj deri në mbrëmjen e 01 shtatorit, atëherë kur akrepat do të bashkohen tek 12 (00:00).
Në Angli, Gjermani, Francë, Holandë dhe Rusi merkatoja do të mbyllet një ditë më herët.
Për arsye ende të panjohura, Federata e Futbollit Spanjoll kishte kërkuar nga FIFA që klubet nga La Liga të kenë në disponim edhe një ditë më shumë, gjë kjo që ishte pranuar nga shtëpia e futbollit botëror.
Kësisoj Barcelona do të ketë 24 orë më shumë kohë për të transferuar ndonjë emër të madh para mbylljes së merkatos, duke plotësuar në këtë mënyrë vendin e lënë bosh në sulm pas transferimit të Nejmar te PSZH-ja.