Lacio përfiton edhe një shqiptar tjetër në skuadër. Është 17 vjeçari Progon Maloku, që iu ka bashkangjitur Lacios, ndërsa vjen nga skuadra e gjigandit, Bayern Mynih. Maloku luan në repartin sulmues, ndërsa mediat në Gjermani e cilësojnë si një nga talentët e të ardhmes.
Sipas mediave në Itali, Maloku sot do të zhvillojë stërvitjen e parë me të rinjtë e Lacios, për të cilët edhe do të luaj në sezonin e ri 2017/18. Ndryshe 17 vjeçari ende nuk ka përzgjedhur se për cilën Kombëtare do të luaj në të ardhmen, për Shqipërinë apo për Gjermaninë. (SHENJA)