Gazetarja e “Super Sport” Ilda Bejeri edhe sot ka qenë e pranishme në hotelin “Tirana Internacional”, aty ku po qëndrojnë futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit.
Bukuroshja e njohur ka provokuar mbrojtësin Mërgim Mavraj për shiritin e kapitenit. Në disa video që portali “VIP Sport” ju sjell mund të shihni reagimin mbrojtësit të Hamburgut, i cili e pranon se kapiteni vijon të mbetet Ansi Agolli.
Kur e provon njëherë kam përshtypjen e kërkon prap?
E pata të premten e kaluar, gabova, mora kartonin e kuq, tani më ka dal nga qejfi.
Ke besim se një ditë do e marrësh?
Ishalla, vetëm zoti e di këtë gjë”, i është përgjigjur Mavraj pyetjeve të moderatores Ilda Bejleri.