Në këto momente në stadiumin e qytetit të Gostivarit është duke u zhvilluar ndeshja e 1/16 së finales midis Gostivarit dhe Shkëndijës.
Mysafirët nga Tetova falë golit të shënuar nga ana e Besart Abdurrahimit në minutën e 34-të, kaluan në avantazh, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë një nga rastet e shumta të krijuara para portës së vendasve.
Kujtojmë që ky takim duhej të luhet me 16 gusht, mirëpo u shty për nesër për shkak se skuadra tetovare kishte angazhime në Liga Evropa.