Përveç Eden Hazard, Çelsi do të ketë edhe vllaun e e tij të vogël të quajtur Kilian Hazard. Çelsi përfundimisht arriti të sjell në skuadër ‘mini’ Hazardin, me këtë të fundit që vjen te blutë e Londrës nga Ujpeshti i Hungarisë.
22 vjeçari ka shënuar katër gola në 35 paraqitje me Ujpeshtin dhe është i treti nga familja Hazard që firmosë me skuadrën londineze, pasi krahas Eden edhe Torgan Hazard është lojtar i Çelsit.
Sipas njoftimit të klubit anglez, i riu Hazard do të përfshihet në skuadrën e shpresave të Çelsit.