Shkëndija e Tetovës nesër luan ndaj Gostivarit në xhiron e parë të Kupës së Maqedonisë. “Kuqezinjët” këtë takim do ta luajn në transfertë, ndërsa do të kenë hendikep dy futbollist më të rëndësishëm si kapitenin Ferhan Hasanin dhe Marian Radeskin.
Hasani ashtu siç dihet është duke vuajtur nga një lëndim, ndërsa Radeski është grumbulluar nga seleksionuesi Igor Angellovski për dy ndeshjet eliminatore të Botërorit Rusi 2018, ndaj Izraelit dhe Kombëtares së Shqipërisë.
Takimi Gostivari-Shkëndija do të luhet nesër me fillim në orën 16:30. Kujtojmë që ky takim duhej të luhet me 16 gusht, mirëpo u shty për nesër për shkak se skuadra tetovare kishte angazhime në Liga Evropa,
Ndërkohë përveç Shkëndijës, Vardari të enjtën do të luaj ndeshjen e parë të kësaj faze të Kupës ndaj Lokomotivës. /InfOSport.mk