Ferhan Hasani edhe përfundimisht do të mungojë në ndeshjen e 02 shtatorit ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, të cilën Maqedonia do ta zhvillojë në transfertë.
Hasani ankohej në lëndim që pas ndeshjes së parë me Milanin në “San Siro” në ndeshjen e parë të fazës “play-off” të Liga Evropa, me ç’rast nuk luajti fare në ndeshjen e javës së dytë ndaj Shkupit në Çair, mirëpo si duket paraqitja e tij në ndeshjen e 24 gushtit ndaj “rossonerëve” në Shkup, la pasoja te lëndimi i mëhershëm i kapitenit të Shkëndijës.
Mëngjesin e sotëm Hasani iu nënshtrua kontrolleve të detuajuara mjekësore, me ç’rast u konstatua se nuk do të jetë në gjendje për të luajtur ndaj Izraelit.
Në vend të tij Angellovski ka ftuar futbollistin e krahut të majtë, Mite Cikarski, që luan në Qipro me skuadrën e Etnikos.