Në vend të Ferhan Hasanit që është i lënduar, seleksionuesi Igor Angellovski ka ftuar Mite Cikarskin në përfaqësuesen e Maqedonisë për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Kombëtares së Shqipërisë.
“Buba” ankohet në lëndim dhe mjekët nuk i japin leje që të jetë aktiv në fushat e futbollit, ku edhe pse ishte i përfshirë në listën e Angellovskit, ai nuk do të mund të luaj në këto dy ndeshje për Maqedoninë.
Në këtë situatë, numri një i stafit teknik të Maqedonisë ka gjetur një alternative tjetër, duke ftuar Cikarskin, me këtë të fundit që rikthehet në përfaqësuesen ‘A’ pas plotë 1 viti e gjysmë.
Kujtojmë që takimin me Izraelin, Maqedonia e luan me 2 shtator në Haifa me fillim në orën 20:45, ndërsa tre ditë më vonë pret Kombëtaren e Shqipërisë në Strumicë.