Besart Ibraimi te Skënderbeu?Ja çfarë thotë drejtori sportiv i korçarëve, Fakiq!

Çështja Ibraimi është bërë temë diskutimi ditëve të fundit si në mediat shqiptare, ashtu edhe në ato nga vendi ynë. Emri i bomberit kërçovarë të Shkëndijës është lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm te skuadra e njohur shqiptare e Skënderbeut, që këtë vit do të luaj në ndeshjet në grupe të Liga Evropa.

Mirëpo se cila është e vërteta rreth gjithë kësaj, “infOSport.mk” kontaktoi drejtorin sportiv të skuadrës korçare, Haris Fakiq.

“Do ishte shumë mirë të kemi në skuadrën tonë një profil të një futbollisti si Besart Ibraimi. Vërtetë do ishte një plus i madh për skuadrën tonë, mirëpo mund të them se zërat që qarkullojnë për kalimin e tij të mundshëm te skuadra jonë, janë vetëm spekullime. Nuk ka asgjë konkrete lidhur me Besart Ibraimin” – u shpreh Fakiq.

Ibraimi aktualisht është një ndër golashënuesit më të mirë të Shkëndijës, ndërsa një gjë të tillë dëshmoi edhe në ndeshjet e sivjetme të Liga Evropa, duke realizuar 5 gola në 8 takime. Kontrata e tij me Shkëndijën skadon me 30 qershor të vitit 2019-të.

Leave a Reply