Arrihet akordi, Emir Sahiti në janar kalon te Dinamo Zagrebi

Futbollisti kosovar që është pjesë e Rabotniçkit, Emir Sahiti në janar të 2018-tës edhe zyrtarisht do të kalojë në radhët e gjigandit kroat, Dinamo Zagrebi. Ashtu siç kupton “infOSport.mk”, nga burimet e sigurta me lojtarin, palët kanë arritur akordin mes tyre,  dhe pritet që në merkaton e dimrit, talenti Sahiti të zyrtarizohet te nënkampionët aktual të Kroacisë.

Emir Sahiti gjatë sezonit të kaluar ishte shumë pranë firmës me Dinamon, mirëpo transferimi i tij dështoi në moment të fundit, pasi futbollisti kosovar kishte pësuar një lëndim, i cili nuk ishte hetuar nga stafi mjekësor i Rabotniçkit.

18 vjeçari tashmë është rikuperuar plotësisht dhe ndjehet në formë të mirë për të vazhduar karrierën e tij në një klub gjigand siç është Dinamo Zagrebi. /infOSport.mk

Leave a Reply