Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur seancën e parë stërvitore në stadiumin “Selman Stërmasi”, për dy ndeshjet e rradhës në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”, që do ti zhvillojë gjatë muajit shtator ndaj Litenshtejnit dhe Maqedonisë.
Trajneri Panuçi nis kështu udhëtimin e tij në stolin “kuqezi”, me shpresë se do të përsëris suksesin e paraardhësit të tij, bashkëkombasit, Xhiani De Biasi.
I vetmi futbollistë që mungon në këtë stërvitje është mesfushori Jahmir Hyka. Shtatshkurtri, i cili angazhohet në kampionatin elitarë Amerikan ka pasur një udhëtim më të gjatë dhe do të bashkohet nesër me ekipin kombëtarë.