
Reprezentuesi i Maqedonisë në futboll, Stefan Spirovski zyrtarisht është prezantuar te skuadra e tij e re e Farencvaroshit. Spirovski ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me skuadrën hungareze.
Në vend të tij te Vardari ka ardhur Vanja Markoviq, i cili sot gjithashtu u promovua te kampionët në fuqi të vendit. Serbi me Vardarin ka firmosur kontratë 2 vjeçare.
Ndërkohë Spirovski pas firmosjes së kontratës me Farencvaroshin, rikthehet në Maqedoni për t’iu bashkangjitur përfaqësueses së vendit në përgatitjet për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Shqipërisë.