Skuadra kampione e Italisë, Juventusi, është shumë pranë transferimit të mbrojtësit gjerman, Benedikt Hovedes. Mbrojtësi i Shallkes, te “Zonja e Vjetër” sezonin e parë do të luaj në formë huazimi, që më pas Juve të ketë të drejtë blerjen e kartonit të tij për një shumë prej 15 milion euro.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, nesër mund të jetë dita vendimtare për të mbyllur bisedimet në nivel klubesh, pasi veçmë Marotta e ka gjetur akordin me lojtarin para ndeshjes me Xhenoan të shtunën.