Dortmundi gjen pasuesin e Dembeles

Borusia e Dortmundit asgjë nuk i lenë rastit. Vetëm disa orë pasi Usman Dembele u prezantua te Barcelona, Dortmundi ka gjetur mënjeherë pasuesin e tij.

Ai është Andij Jarmolenko, ylli i Dinamos së Kievit, i cili për herë të parë lë klubin legjendar ukrainas dhe në moshën 27-vjeçare provon të luajë në Bundesligë.

27-vjeçari i lindur në Rusi është ylli i madh i Ukrainës dhe Dinamos së Kievit, me të cilën skuadër në 339 ndeshje ka shënuar plotë 137 gola.

Ai gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit ukrainas me Dinamo Kievin në 5 ndeshje të zhvilluar realizoi 3 gola, duke dëshmuar se për momentin ndodhet në një formë të shkëlqyer, që shpreson ta vazhdojë edhe me fanellën e Borusia Dortmundit.

Jarmolenko i cili ka vite që kërkohet në Itali dhe Angli, me Dortmundin ka firmosur deri në vitin 2021, ndërsa edhe pse klubet nuk kanë përmendur ndonjë shifër rreth transferimit të tij, sipas asaj që raportojnë mediat në Gjermani, “milionerët” për shërbimet e yllit ukrainas kanë paguar rreth 25 milion euro.

 

Leave a Reply