Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski, iu jep start përgatitjeve për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit Rusi 2018 ndaj Izraelit dhe Kombëtares së Shqipërisë.
Në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, përfaqësuesja e vendit zhvilloi stërvitjen e parë, me Angellovskin që kishte të gjithë futbollistët të pranishëm në grumbullimin e parë, në përjashtim me Ferhan Hasanin, i cili do të mungojë për shkak lëndimit.
Maqedonia do të vijojë përgatitjet në Shkup deri të mërkurën, ndërsa të enjtën nisen për në Izrael. Maqedonia takimin me përfaqësuesen e Izraelit e luan me 2 shtator, ndërsa atë me Kombëtaren e Shqipërisë me 5 shtator në Strumicë. /InfOSport.mk