Stadiumi “Mladost” i Strumicës është mbyllur për të gjitha ekipet tjera dhe nuk u lejohet të luhen ndeshje tjera deri më 5 shtator kur do të përballen përfaqësuesja e Maqedonisë me Kombëtaren e Shqipërisë në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit Rusi 2018.
E gjithë kjo është bërë për ta mbajtur terrenin dhe barin në formë të mirë deri në datën e zhvillimit të ndeshjes, ku për herë të parë pas disa viteve, përfaqësuesja e vendit ndeshjet si nikoqir do t’i luaj jasht qytetit të Shkupit.
Në këtë situatë është shtyrë edhe takimi Bellasica-Tikveshi që duhej të luhet sot, ndërsa i njejti do të zhvillohet me 12 shtator, që i bie 6 ditë pas ndeshjes Maqedoni-Shqipëri.