VAR është pjesë e kampionatit italian gjatë këtij sezoni për të gjitha rastet e kontestuara, por në sfidën Roma-Inter, arbitri kryesor Irrati nuk e përdori në një rast shumë të dyshimtë.
Skriniar ndërhyri ndaj Perotit në zonën e rreptësisë, kur rezultati i ndeshjes ishte 1:0 për Romën, por gjyqtarët që duhet ta ndihmonin nuk ndërhynë në këtë rast, duke dëmtuar në këtë mënyrë skuadrën vendase.
Mediat italiane kanë kontestuar disa vendime gjatë kësaj jave, edhe pse pjesë e ndeshjeve të Serie A gjatë këtij sezoni është edhe teknologjia, e cila në fakt përdoret po nga arbitrat, kur ata kanë dyshime për raste të caktuara.