Interi i Luçiano Spalletit po shkëlqen në këtë fillim sezoni, duke marrë dy fitore në po aq ndeshje të zhvilluara. Pas fitores në ndeshjen e xhiros së parë (3:1) ndaj Fiorentinës, këtë herë “zikaltrit” triumfuan në transfertën ndaj Romës 1:3, duke e përmbysur rezultatin pas atij goli të shënuar nga ana e boshnjakut, Edin Xheko në minutën e 15-të, me të cilën gol u mbyll pjesa e parë.
Por, dopieta e Ikardit në pjesën e dytë dhe një gol tjetër i shënuar fare kah fundi i takimit nga ana e Vecinos i dhuruan një tripikësh të rëndësishëm skuadrës së Interit, që pas dy xhirove ka pikë të plota, njëjtë sikurse edhe Juventusi që edhe përkundër disavantazhit prej dy golave që pati, në fund mundi Xhenoan në transfertë me rezultatin 4:2.