Sulmuesi kërçovarë Murat Adili ka rezultuar deçiziv në fitoren e Vëllazërimit në transfertën ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në Shkup, shkruan “infOSport.mk”.
Ish sulmuesi i Renovës, shënoi të dy golat për skuadrën kërçovare e cila sezonin e ri e nisi me këmbë të mbarë, duke shënuar fitore 2:0 ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit.
Pas pjesës së parë pa gola, Adili golin e parë e realizoi në minutën e 69-të, teksa në minutat e fundit të takimit, kur vendasit kërkonin golin e barazimit, Adili shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren e skuadrës kërçovare nga kjo transfertë e vështirë.
Në këtë përballje te Vëllazërimi debutuan emrat e rinj, si Leonard Kallaba, Furkan Ali, Toni Magllovski, Aleksandar Atanasov dhe Murat Adili, që të gjithë pjesë e formacionit të parë të trajnerit Nazmi Ajdini.