Interi nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Mediat angleze shkruajnë se skuadra nga “Xhuzepe Meaca” ka arritur akordin me mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi.
Futbollisti i kombëtares gjermane u transferua sezonin e kaluar te “topçinjtë” për shifrën e 34 milion sterlinave, mirëpo si duket nuk ka arritur që të bindë trajnerin Arsen Venger, i cili mësohet se e ka lënë të lirë për t’u larguar.
Gazetari italian Gianluca Di Marzio ka konfirmuar se është arritur akordi me Arsenalin për 25-vjeçarin nga Gostivari, i cili në këtë mënyrë sërish do të kthehet në “Serie A”, duke pasur parasysh se ai më parë kishte luajtur edhe me Sampdorian.