Milani me më shumë vështirësi se sa pritej ka shënuar fitore në përballjen e javës së dytë në elitën e futbollit italian, duke mundur Kaljarin me rezultatin 2:1.
Fillimi i ndeshjes nuk paralajmëroi një epilog të tillë, pasi Fabio Borini vetëm pas 10 minutave lojë kaloi në epërsin “rossonerët”.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa vetëm pas 11 minutave lojë në pjesën e dytë Kaljari arriti që të shënojë golin e barazimit, me autorë Zhoao Pedro.
Golin e fitores për Milanin e realizoi Suso në minutën e 70-të, duke shënuar një super gol nga gjuajtja e lirë. Deri në mbyllje të takimit, Frank Kesie realizoi edhe golin e tretë, mirëpo i njëjti u anulua, për shkak se mesfushori milanez kishte shkaktuar ndërhyrje të palejuar në zonën kundërshtare.
Fitore identike 2:1 realizuan edhe Sampdoria dhe Lacio, që si mysafir shënuan fitore ndaj Fiorentinës, gjegjësisht Kievos. Napoli edhe përkundër disavantazhit që kishte ndaj Atalantas, në fund shënoi fitore me rezultatin 3:1, Krotone dhe Verona barazuan pa gola, Spal shënoi fitoren e parë historike në Serie A, duke mundur Udinezen me rezultatin 3:2, teksa në ndeshjen e parë të së dielës, Torino me rezultatin e pastërt 3:0 mundi Sasuolon.
Serie A, Java II |
||
Torino | 3 – 0 | Sassuolo |
AC Milan | 2 – 1 | Cagliari |
Chievo | 1 – 2 | Lazio |
Crotone | 0 – 0 | Verona |
Fiorentina | 1 – 2 | Sampdoria |
Napoli | 3 – 1 | Atalanta |
Spal | 3 – 2 | Udinese |