Nuk kishte se kush tjetër të fitojë Çmimin e Madh të Belgjikës, përveç britanikut, Luis Hamilton, i cili u nis nga “pole position” dhe përsëri e mbylli i pari. Piloti i Mercedesit e ndali kronometrin me kohën 1 orë e 24 mintua e 42 të qindat, ndërsa pas vetës la Sebastian Fetelin dhe Daniel Rikiardon.
Vendi i katërt në këtë garë i takoi Kimi Raikonenit të Ferrarit, ndërsa në mesin e 5 më të mirëve ishte edhe Valteri Botas. Pas kësaj fitore të Hamiltonit, diferenca mes krerëve në klasifikimin e përgjithshëm për pilot ngushtohet, me Fetelin që kryeson me 220 pikë në total dhe vetëm 7 më shumë se Hamiltoni që triumfoi sot.
Gara e radhës në Formula 1 do të jetë në Monza të Italisë.