Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Prilepi, Ezgjan Alioski ka realizuar golin e tij debutues me fanellën e Lids Junajtedit në “Championship”, duke konfirmuar fitoren e skuadrës së tij në transfertën ndaj Notingham Forest.
Në përballjen mes dy ish skuadrave shumë të njohura nga Premierliga, Lids Junajtedi shënoi fitore me rezultatin 2:0, falë golave të shënuar nga e Rufe dhe Alioskit, i cili në minutën e 87-të realizoi një super gol nga distanca me armën e tij më të fuqishme, këmbën e tij të majtë, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit.
Për Alioskin ishte kjo ndeshja e tij e pestë dhe goli i parë në Angli, pas atyre tre asistimeve për gol.