Gostivarit i ka mjaftuar një gol për të mundur skuadrën shkupjane të Lokomotivës në ndeshjen e javës së parë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim.
Në një ndeshje tipike kampionale, ku Gostivari kishte dominim të plotë ndaj skuadrës shkupjane, golin e vetëm për skuadrën e trajnerit Mensur Jakupi e realizoi Bashkim Lama gjatë pjesës së dytë.
Kjo fitore ishte e mirëseardhur për skuadrën e Gostivarit, që këtë vit u rikthye sërish në Ligën e Dytë, ku futet me shumë ambicie të larta, në veçanti pas gjithë atyre përforcimeve të bëra gjatë merkatos së verës.
Ndeshjen e rradhës Gostivari do ta zhvillojë sërish para tifozëve të vetë (09 shtator) kundër skuadrës së Novacit, që sot me reuzltatin 2:0 mundi EuroMilkun.