Shkëndija ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Akademia Pandev. Pas një aksioni të rinisur nga Armend Alimi, ishte pikërisht ky i fundit ai i cili edhe e kurorëzoi me gol aksionin e vendasve në minutën e 18-të.
Për Armend Alimin ishte ky goli i tretë nga po aq ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se po kalon në formën e tij më të mirë. Alimi realizoi edhe dy super gola në përballjet ndaj skuadrave shkupjane, Vardarit dhe Shkupit.